Gjendet laborator i bimëve narkotike në Zveçan

Janë gjetur të mbjella 3453 bimë narkotike

Policia raporton se dje në një pjesë të fshatit Loziste në Zveçan, janë gjetur të mbjella 3453 bimë narkotike, të cilat dyshohet se janë marihuanë.

“Me urdhër të prokurorit janë marrë mostrat për analizë laboratorike, ndërsa bimët tjera janë shkatërruar në vend të ngjarjes”, thuhet në raportin e Policisë, shkruan rtv21.tv

Njësitë përkatëse policore njoftojnë  se ende janë duke hetuar rastin./21Media

Back to top button