Gjendet mjet i pashpërthyer te Liqeni i Badovcit

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur një mjet i pashpërthyer te Liqeni i Badovcit.
Një burrë ka raportuar se gjersa ishte duke gjuajtur peshq, në breg të Liqenit ka vërejtur mjetin e pashpërthyer.
Rasti është raportuar dje rreth orës 14:50.
Njësiti i FSK-së ka tërhequr mjetin e dyshuar nga vendi i ngjarjes pa ndonjë incident./21Media

Back to top button