Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendet në Kosovë me vlerë rreth 100 mijë euro, kërkohej nga autoritetet e Zvicrës

Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion nga autoritetet e Policisë Federale të Zvicrës në lidhje me dyshimin se një veturë e llojit “Mercedes”, e cila ishte në kërkim nga autoritetet zvicerane, mund të jetë në territorin e Kosovës.

Siç thuhet në njoftim, përmes bashkëpunimit profesional me Drejtorinë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU) dhe veprimit të shpejtë e profesional të zyrtarëve policorë nga DRP Mitrovicë Veri, dje më datë 10.10.2023 është arritur të gjendet dhe konfiskohet vetura e llojit “Mercedes”, vlera e përafërt e së cilës është mbi 100.000 euro, e cila ishte në kërkim në Zvicër.

Tashmë rasti është duke u trajtuar konform procedurave ligjore nga njësitë përkatëse policore.

Policia e Kosovës përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor (ILECU) ka një bashkëpunim të shkëlqyer me institucionet ndërkombëtare të zbatimit të ligjit si dhe ky bashkëpunim do të vazhdojë në frymën e besimit dhe bashkëpunimit edhe në të ardhmen, përfundon njoftimi i Policisë së Kosovës.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button