Gjendet një 60 vjeçar pa shenja jete në Prishtinë

Një person 60 vjeçar është gjetur pa shenja jete në rrugën ” Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë sot rreth orës 17:00.
Për portalin rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili tha ky rast është cilësuar si “vdekje e dyshimtë”.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes si dhe mjekët emergjent të cilët kanë konstatur vdekjen e viktimës, mashkull rreth 60 vjeç. Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit”, ka thënë Borovci./21Media 

Back to top button