Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendet një granatë dorë në Malishevë, ndërhyn FSK-ja

Një granatë dorë është gjetur të mërkurën në fshatin Terpezë të Malishevës.

Policia njofton se në vendin e ngjarjes ka dalë FSK-ja ku ka shpërthyer mjetin.

“Ankuesi kosovar ka njoftuar policinë se derisa ishte duke groposur afër një peme ka hasur në një mjet të dyshimtë (granatë dore). Njësia policore e ka siguruar vendin e ngjarjes derisa aty ka dalë Njësia për Deminim e FSK-së qe e ka bërë eksplodimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar pa ndonjë incident”, thuhet në raportin e PK-së.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button