Gjendet një mjet shpërthyes në Prizren

Një qytetar ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes në fshatin Shkozë në Prizren, të mërkurën rreth orës 15:00.
Policia e Kosovës ka njoftuar se njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i Forcës së Sigurisë së Kosovës e ka tërhequr mjetin e dyshuar./21Media

Back to top button