Gjendet një person i plagosur në Gjakovë, dërgohet në QKUK

Një 46 vjeçar është gjetur i plagosur në kokë në vendin e quajtur Shkugezë të Gjakovës sot rreth orës 13:00. Plagosja dyshohet të jetë shkaktuar nga arma e zjarrit.
Për portalin rtv21.tv rastin  e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, i cili ka njoftuar se personi i plagosur është dërguar në QKUK dhe është në gjendje të rëndë/
Gjurkaja ka treguar se në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë dhe automjeti i viktimës.
“Nuk dihen shkaqet e këtij incidenti. Gjatë ekzaminimit vendit ngjarjes, jane gjetur një gëzhoj ne afërsi dhe një armë zjarri, po ashtu dhe automjeti. Provat janë tërhequr nga vendi i ngjarjes. Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kujdestar. Rasti nën hetime”, ka thënë Gjurkaj./21Media

Back to top button