Ibrahimovic në Milan edhe për një sezon?

Futbollisti suedez, Zlatan Ibrahimovic duket se do të qëndrojë te Milani edhe për një sezon.
Paolo Maldini beson se 40 vjeçari ende është një aset i vlefshëm në futboll.
Ibrahimovic ka shënuar 36 gola në 66 ndeshje për gjigantët e Serie A. Milani është vetëm një pikë larg vendit të parë në tabelë pasi mposhti Interin dje.
Pavarësisht se kontrata e tij me Milanin skadon këtë verë drejtori teknik Maldini është i bindur se Ibrahimovic dëshiron të nënshkruajë një kontratë të re me klubin.
Maldini mendon se Ibra do të vazhdojë të jetë një lojtar kyç për Milanin, pavarësisht viteve të tij të avancuara./21Media

Back to top button