Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri

Në vendin e ngjarjes është gjetur një armë zjarri

Një person pa shenja jete është gjetur në bodrumin e shtëpisë së tij në Prizren dje rreth orës 15:45.

Rastin në polici e ka raportuar vëllai i viktimës.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor i cili e ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka njoftuar policia, duke e cilësuar rastin si “vdekje të dyshimtë”.

Policia e Kosovës ka njoftuar se në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media