Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendet një pistoletë me 28 fishekë në Merdare

Zyrtarët e policisë kufitare së bashku me zyrtarët doganorë gjatë kontrollit të një autobusi me targa vendore në valixhen e një pasagjeri burrë, kanë sekuestruar një pistoletë dhe 28 fishekë, të martën në Pikën Kufitare Merdare.

Sipas policisë pistoleta e sekuestruar është e kalibrit 9-mm.

Me konsultim të prokurorit rasti ka shkuar në procedurë të rregullt.

Policia rastin e ka cilësuar “ Import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button