Policia jep detaje për aksionin e djeshëm të Vetëvendosjes
Sipas policisë aktivistë të VV-së dje kanë dëmtuar 60 vetura
Policia e Kosovës, thotë se në aksionin e djeshëm para Ministrisë se Drejtësisë kanë marrë pjesë rreth 250-300 aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë qenë të dhunshëm, duke gjuajtur me mjete të forta në drejtim të zyrtarëve policor e më pas kanë dëmtuar edhe 60 vetura.
Sipas Policisë, një veturë është pronë e PK-së, ndërsa të tjerat pronë e Ministrisë.
“Gjatë protestës janë dëmtuar edhe muret e ndërtesës së Ministrisë, laura në hyrje të objektit, si dhe kabina për sigurimin e objektit. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftimin e Policisë.