Gjendet një valixhe e dyshimtë në rrugën “Bill Kllinton”

 

Një valixhe e dyshimtë është gjetur sot rreth orës 10:30 në rrugën “Bill Kllinton”. Me këtë rast një pjesë e kësaj rruge është bllokuar për qarkullim.

Në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 10:30,kemi pranuar një informacion se në rrugën “Bill Kllinton ndodhet një valixhe e dyshimtë. Aktualisht në vendin e ngjarjes janë ekipet e nevojshme policore. Një pjesë e rrugës “Bill Kllinton” është ndaluar për qarkullim, do të lirohet pas përfundimit të ekzaminimit të vendit të ngjarjes”, ka thënë Ahemti. /21Media 

Back to top button