Gjendet një veturë me njolla gjaku në Prishtinë, Policia jep detaje

Policia ka pranuar informatën se sot rreth orës 12:00, në rrugën “Konstandin Kristoforidhi” në Prishtinë, në një veturë janë parë njolla gjaku.
Rastin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka njoftuar se menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilat kanë identifikuar ngasësin e automjetit, të cilin për intervistim e kanë shoqëruar në stacion policor.
Sipas të dhënave fillestare dyshohet se vetura në fjalë ka transportuar një person të lënduar në një rast i cili po trajtohet nga Drejtoria Rajonale Gjilan./21Media

Back to top button