Gjendet pa shenja jete një shtetas i huaj në Prishtinë

Një shtetas i huaj është gjendur pa shenja jete të enjten në ora 22:00 në Prishtinë, rruga “Fehmi Agani”.
Kjo për portalin rtv21.tv u konfirmua nga zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.
Ajo njoftoi se mjekët emergjentë në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e viktimës mashkull, shtetas i huaj.
“Rreth orës 22:00 është raportuar për një person pa shenja jete, në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë. Me të marrë informatën policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Në vendin e ngjarjes mjekët emergjent kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull, shtetas i huaj”,tha Ahmeti./21Media
View this post on Instagram
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?