Gjendet pa shenja jete një 21-vjeçar në Pejë
Një 21-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e sotëm në fshatin Novosellë të Pejës.
Viktima është gjetur i vdekur nga familjarët e tij.
Rastin për rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka thënë se njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Rasti është hapur si “Hetim i vdekjes”.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media