Teatri i Gjilanit do të përfaqësohet me shfaqjen ”a.y.l.a.n” në Festivalin e Polonisë

Teatri i Gjilanit do të përfaqësohet me shfaqjen “a.y.l.a.n” në Festivalin prestigjioz të Polonisë -Kontrapunkt, edicioni i 56-të.
Ftesën për pjesëmarrje në një festival ndërkombëtar europian e ka quajtur historike kryetari i Komunës, Alban Hyseni.
“Është datë historike për teatrin e qytetit sepse është hera e parë që marrin pjesë në si trup teatrale në Festival ndërkombëtar. Kësaj radhe Teatri i Gjilanit është i ftuar në Poloni që të marrë pjesë me shfaqjen “a.y.l.a.n”. Iu dëshirojmë shumë suksese”, ka thënë Hyseni.
Ai ka shfaqur zotimin për mbështetjen e vazhdueshme institucionale ndaj Teatrit dhe aktorëve.
Drejtori i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kushtrim Zeqiri, tha se pjesëmarrja e trupës teatrore në këtë Festival, i bënë nder Gjilanit si qytet i kulturës.
Kurse, drejtori i Teatrit të qytetit, Erson Zymberi, pasi e falënderoi kryetarin Hyseni për mbështetjen e ofruar, tha se pjesëmarrja në këtë Festival me shfaqjen “a.y.l.a.n”, e cila trajton problemin e refugjatëve, do të jetë interesante nga debati që mund të nxitet pas shfaqjes.
Aktorët e shfaqjes “a.y.l.a.n” do të udhëtojnë në Poloni më 24 prill./21Media

Back to top button