Gjendet pa shenja jete një 53-vjeçar në Mitrovicë

Një burrë i moshës 53-vjeçare me iniciale B.B është gjendur sot pa shenja jete në fshatin Pirq të Mitrovicës.
Për portalin rtv21.tv lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka treguar se me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion.

Policia është duke hetur këtë rast.

“Sot, rreth orës 11:00, është raportuar se në fshatin Pirq të Mitrovicës, është gjetur pa shenja jete viktima B. B., mashkull i moshës 53 vjeçar. Me urdhër prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, ka thënë Zahiti./21Media

Back to top button