Gjendet pa shenja jete një burrë në Burojë të Skenderajt

Një person dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij në Burojë të Skenderajt.

Sipas policisë rasti ka ndodhur sot rreth orës 06:51.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës, Fexhrije Pllana.

“Sot me datën 01.06.2025 rreth orës 06:51 policia ka pranuar informatën nga Emergjenca në QKMF Skenderaj, se është sjell një person moshës madhore pa shenja jete. Njësitë relevante kanë dal në vendngjarje. Me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është duke u hetuar si ,, Hetim i vdekjes”, dhe trupi i pa jetë është dërguar për obduksion në IML”, tha Pllana. /21Media
Back to top button