Kaloni te përmbajtja kryesore

Identifikohet viktima e aksidentit të rëndë në Pejë

Është identifikuar personi që vdiq sot në një vetaksident tragjik në fshatin Pavlan të Pejës.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi për portalin rtv21.tv ka thënë se nga vetaksidenti viktimës i është dëmtuar kufoma nga zjarri jashtë mase.

“Është identifikuar viktima i cili është dërguar me urdhër të prokurorit të shtetit në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, me ndihmën e familjarëve i njëjti është identifikuar. Dyshohet që ka ndodhur si vetaksident, ndërkaq për fat të keq ka pasur edhe zjarrëvënie por trupi i pajetë është dëmtuar nga zjarri jashtë mase, pasi të përfundohet obduksioni do të lirohet trupi i pajetë familjarëve për ceremoninë e varrimit”, tha Nikçi. /21Media

Aksident me fatalitet në Pavlan të Pejës

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button