Gjendet pa shenja jete një burrë në Dragash
Një burrë në Dragash është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në Dragash.
Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar.
“Raportohet se në banesën e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.