Gjendet pa shenja jete një burrë në Dragash

Një burrë pa shenja jete është gjetu në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm në Sahnje të Dragashit.
Sipas Policisë së Kosovës rasti është raportuar të shtunën.
“Një mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij ku jetonte i vetëm. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në obduksion”, thuhet në raportin ditor të Policisë.
Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar./21Media