Kaloni te përmbajtja kryesore

Gjendet pa shenja jete një burrë në një banesë në Fushë- Kosovë

Është gjetur pa shenja jete një burrë në një banesën në Fushë Kosovë.

Policia e Kosovës njofton se lidhur me rastin, informata është pranuar rreth orës 20:00, derisa vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, në rrugën “Besa Besë”.

“Rreth orës 20:00 kemi pranuar informatë për një person (mashkull) pa shenja jete, në një banesë në rrugën ‘Besa Besë’ në Fushë Kosovë. Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes. Policia, në koordinim me prokurorinë, ka nisur hetimin e rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button