Kaloni te përmbajtja kryesore

​Portugalia pret fituesin Spanjë-Francë në finale

Kombëtarja e Portugalisë do të luajë të dielën ndeshjen finale të Ligës së Kombeve për edicionin 2024-2025, pasi sonte mposhti në gjysmëfinale Gjermaninë në Munih me rezultatin 2:1.

Portugezët e udhëhequr nga Cristiano Ronaldo treguan lojë më të mirë se sa kundërshtari duke siguruar në fund kualifikimin në finalen e madhe, ku do të ndeshen me fituesin e duelit Spanjë-Francë, e cila zhvillohet të enjten nga ora 21:00, në Shtutgart.

Gjermanët erdhën të parët në epërsi me golin e Florian Wirtz në minutën e dyzetetetë. Portugalia u rikthye në lojë me golat e Francisco Conceiçao në minutën e gjashtëdhjetë e tretë dhe Cristiano Ronaldo pesë minuta më vonë.

Ndeshja për vendin e tretë, Gjermani dhe humbësi i ndeshjes Spanjë-Francë, zhvillohet të dielën më shtatë qershor në Shtutgart, nga ora 15:00. Finalja zhvillohet më tetë qershor në Munih nga ora 21:00.

Franca, Gjermania, Portugalia dhe Spanja u kualifikuan në gjysmëfinale pasi fituan ndeshjet çerekfinale në muajin mars, që do të thotë se të tre fituesit e mëparshëm të garës – Portugalia në vitin dymijenëntëmbëdhjetë, Franca më dymijenjëzetenjë dhe Spanja më dymijenjëzetetre u rreshtuan së bashku në garën finale për herë të parë, si dhe organizatoren Gjermaninë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button