Gjendet pa shenja jete një burrë në Obiliq, policia jep detaje për RTV21

Në mëngjesin e sotëm është gjetur i vdekur një burrë 45 vjeçar, në Obiliq.

Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar Zëdhënjsa e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 09:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një objekt në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit mashkull 45 vjeç”, ka thënë Ahmeti për rtv21.

Ndërsa ka bërë të ditur se me kujdes të shtuar kanë filluar hetimet e rastit si vdekje e dyshimtë.

“Aktualisht policia me kujdes të shtuar ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka thënë Ahmeti./21Media

Back to top button