Haradinaj kujton të rënët në Likoshan e Qirez: Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka kujtuar të rënët në Likoshan e Qirez, 26 vite më parë.

Haradinaj u shpreh se flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim.

“Flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim. 26 vjet më parë, nisi një kapitull i ri i luftës sonë për çlirim. Ajo ditë historike u shënua në Likoshan e Qirez, me emrat e Heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli dhe shumë Martirëve”, thuhet në komunikatën e AAK-së për media.

“Nderim përjetë të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”, ka thënë Haradinaj./21Media

Back to top button