Gjendet pa shenja jete një grua në Gjakovë

Një grua është gjetur pa shenja jete të shtunën në shtëpinë e saj, në Gjakovë.

Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës.

Ndërsa, rasti është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion./21Media

Back to top button