Kaloni te përmbajtja kryesore

Çitaku vërshohet nga komente fyese: Fushatë linçuese, gjuhë e instaluar nga Lëvizja Vetëvendosje

Zyrtarja e lartë e PDK-së, Vlora Çitaku, po përballet me fushatë linçuese, të cilën ajo e bëri të ditur në Facebook në postimin e fundit.

Ajo ka thënë se një fushatë te tillë e ndyrë po bëhet me profile të rreme dhe me origjinale, duke shtuar se ky lloj i gjuhës është i instaluar nga LVV.

“Fushatë e ndyrë, linçuese, me profile të rreme e të vërteta. Sharje, shpifje, gënjeshtra pa kufi. Kjo lloj gjuhe, e instaluar nga LVV në diskursin tonë publik, duhet jo vetëm të dënohet politikisht, por të denoncohet shoqërisht. Nuk shqetësohem për vete. Siç thotë populli, më është trashë lëkura. Por kam frikë se kjo klimë helmuese, që politikën e ka kthyer në moçal shpifjesh, fyerjesh e linçimesh, po i dekurajon vajzat dhe djemtë e rinj të angazhohen në jetën publike. E kjo është pasoja më e rëndë. Sepse një shoqëri që ua vështërson përfshirjen njerëzve të mirë, ua hap rrugën më të këqijve. Andaj, sa nuk është bërë tepër vonë, duhet reagim institucional, shoqëror e qytetar. Mjaft është mjaft. P.S këto foto janë vetëm për ilustrim”, ka shkruar Çitaku./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button