Për 24 orë qindra gjoba për shkelje të masave antiCOVID

Që nga hyrja në fuqi e masave të reja, Policia së bashku me inspektoratet përkatëse komunale kanë shtuar dukshëm kontrollet me qëllim të parandalimit të përhapjes së pandemisë. Kështu që vetëm gjatë të premtes, Policia e Kosovës ka shqiptuar 549 gjoba ndaj qytetarëve që nuk respektuan masat kundër COVID-19.
Numër të lartë të gjobave Policia gjatë 24 orëve të fundit shqiptoi edhe për shkelje të rregullave në trafik. 1 mijë e 61 tiketa u shqiptuan në tërë territorin e vendit.
Ndërsa numri i të arrestuarve për vepra të ndryshme penale në këtë 24 orësh është 18. 14 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 3 të tjerë në vuajtje të dënimit./21Media

Back to top button