Gjendet pa shenja jete një burrë në Drenas
Një person në Drenas është gjetur pa shenja jete mbrëmë rreth orës 20:00.
Policia ka njoftuar se viktima është dërguar në QKMF të kësaj komune, ku mjeku kujdestar ka konstatuar se ka ndërruar jetë.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete dhe i njëjti është dërguar në QKMF Gllogoc ku nga mjeku është konstatuar se i njëjti kishte ndërruar jetë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë”, thuhet në raportin e policisë./21Media