Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Është gjetur pa shenja jete një person në Prishtinë.
Policia ka bërë të ditur se personi është gjetur i shtrirë në rrugë në lagjen “Përroi i Njelmët” në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.
“Njësitë relevante policore dhe një ekipe nga emergjenca kanë dal në vendin e ngjarjes, nga mjeku përgjegjës është konstatuar se trupi i viktimës kishte qenë pa shenja jete. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion, rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë./21Media