Gjendet pa shenja jete një person në Prishtinë

Rasti është inicuar si vdekje e dyshimt

Një i moshuar është gjetur pa shenja jete, mëngjesin e sotëm në afërsi të objektit të Komunës së Re në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar për portalin rtv21.tv zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën se një person është pa shenja jete, në rrugën “Vicianum” në Prishtinë. Vdekjen e viktimës A.B mashkull 65 vjeç e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Ahmeti.

Sipas policisë rasti është iniciuar si vdekje e dyshimtë, me rastin po merren njësitet përkatëse./21Media

Back to top button