Gjendet pa shenja jete një person në Prizren, policia nis hetimet

Një 66-vjeçar është gjetur pa shenja jete sot rreth orës 07:30 të mëngjesit në Prizren.
Rastin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë.
Ndërsa nga Policia është hapur rast “Hetim i vdekjes”.
“Me datë 23.08.2024, rreth orës 07:30 është raportuar se një person mashkull i moshës 66 vjeç është gjet pa shenja jete.vdekja e tij është konstatuar nga nga mjekët e emergjencës. Policia ka dal në vend ngjarje dhe ka bërë kqyrjen e vendit të ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në Institutin e Mjekësis Ligjore në Prishtinë. Ndërsa nga policia është hapir rast “Hetim i vdekjes”, ka thënë Bytyqi për rtv21.tv./21Media