Gjendet shpella 3 mijë e 300 vjeçare në Tel Aviv

Gjatë ndërtimeve në një park në Tel Aviv u zbulua një shpellë, për të cilën arkeologët thonë se daton para 3, 300 vitesh. Kjo shpellë është nga epoka e mbretit Ramses II.
Ato u gjetën në një shpellë në afërsi të Tel Avivit, më saktësisht në parkun Palmachim.
Sipas arkeologëve, kjo shpellë është e paprekur. Artikujt datojnë nga epoka e bronzit.
Shpella u gjet gjatë punimeve në këtë park kur një gur ra në vendin e groposur, rreth 2.5 metra nën të. Me këtë rast, u ftuan autoritetet për antikitetet të cilat filluan të studiojnë vendin.
Në shpellë u gjetën kavanoza, skelete, pjata, ibrikë për zierje dhe llamba vaji. Kjo  sipas arkeologëve të atjeshëm është gjetja më e rëndësishme sa i përket kësaj periudhe. Sipas tyre, nuk ndodh shpesh të hasin në një vend që nuk është prekur për 3, 300 vite.
Në anën tjetër, këto janë gjetjet e para arkeologjike në këtë park të popullarizuar plazhesh. Parku ofron një shteg arkeologjik, ku në mes strukturash është një fortesë falë së cilës është mbrojtur bregdeti para 3, 500 vitesh.
Fatkeqësisht, me njoftimin për gjetjen e kësaj shpelle, disa artefakte nga ajo u vodhën, e kjo ndodhi përkundër asaj se kishte mbikqyrje. Kjo çështje është duke u hetuar, thonë autoritette për antikitetet në Tel Aviv.
Arkeologë dhe studiues nga disa Universitete tani janë në bisedime për planet për gërmim të plotë në këtë vend./21Media

Back to top button