Gjendet i vdekur një punëtor i sigurimit

Në Podujevë ka vdekur një punëtor i sigurimit

Një punëtor i sigurimit sot në mëngjes është gjetur i vdekur në shkollën fillore “Enver Maloku” në Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar zyrtarja për informim e Policisë së Podujevës, Antigona Çitaku-Dibrani.

Ajo nuk ka dhënë detaje tjera në lidhje me këtë rast, duke shtuar se janë duke pritur ekipin mjeko-ligjor nga Prishtina për të bërë ekspertizat e nevojshme. Ndërkohë që, vendin e ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit.

Back to top button