Në PDK arrin kryetari i saj
Veseli arriti në PDK
Në selinë e PDK-së tashmë ka arritur edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli. Këshilli i Përgjithshëm i PDK-së do ta mbajë mbledhjen ku do të dalë me një qëndrim për mocionin e mosbesimit iniciuar nga opozita.
Mbledhja e PDK-së pritet që të fillojë në çdo moment.
Ndryshe, seanca e Kuvendit sot fillon në orën 10:00 dhe mocioni me 42 nënshkrime është dërguar në kryesinë e Kuvendit nga grupet parlamentare të Nisma për Kosovën, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Lëvizja Vetëvendosje dhe disa deputetë tjerë, përfshirë dhe tre deputetë të PDK-së.