Gjendja aktuale energjetike në vend

1 min read

Korporata Energjetike e Kosovës bënë të ditur se bashkëpunimi i mirë në mes KEK dhe Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare- KESH në përballimin e krizës energjetike për furnizimin e qytetarëve të të dyja vendeve po vazhdon me shumë sukses.

KEK njofton se ditën e djeshme nga KESH-i ka siguruar sasinë prej 100 MW/h duke filluar nga ora 14:00 deri në orën 24:00, (në total 1100 MW/h), ndërsa për sot KEK po ashtu ka siguruar sasinë prej 100 MW/h nga ora 10:00 deri në orën 22:00. (në total 1200 MW/h)

“Përkundër faktit se përgjegjësia për furnizimin e konsumatorëve universal (FSHU) sipas licencës është ekskluzivishtë e furnizuesit publikë, KEK falë edhe bashkëpunimit të ndërsjellë me KESH-in, nga sasia e depozituar (mbi 120.000 MW/h) e cila ishte paraparë t’i kthehet Kosovës gjatë sezonit dimërorë ka arritur të sigurojë energji elektrike për orë të caktuara (në kohë të pikut) kur konsumi vendor në Kosovë po shënon ngritje”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.

Për më tepër, KEK ka bërë kërkesë tek KESH-i që bazuar në kapacitetet që kanë në dispozicion kjo gjendje të vazhdojë edhe në ditët në vijim, apo deri sa akterët përgjegjës t’i përmbushin obligimet e tyre sipas licencës./21Media