Gjendja aktuale në Jarinjë

Sot është dita e katërtë që dy rrugët nacionale që lidhin Kosovën me Serbinë, po vazhdojnë të jenë të bllokuara nga kamionët dhe veturat e vendosura nga banorët lokalë serbë, të cilët po kundërshtojnë masën e reciprocitetit për targat ndaj Serbisë.
Ekipi i RTV21 është duke qënduar në Jarinjë nga ku po raportohet se gjendja është e qetë, ani pse rruga është e bllokura ./21Media

Back to top button