Gjendja e dy të plagosurve në Prishtinë, flasin nga QKUK-ja

Dy persona janë plagosur sot në fshatin Bardhosh të Prishtinës. Për portalin rtv21.tv rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, i cili ka thënë se të palgosurit janë dërguar në QKUK.
Për portalin rtv21.tv mjeku kujdestar, Naser Syla, ka thënë se të plagosurit për momentin janë në sallën e operacionit.
Policia bëri të ditur se në të dhënat e para, janë ngritur dyshimet se dy persona janë plagosur me armë zjarri nga persona aktualisht të panjohur./21Media

Back to top button