Vdiq 24 vjeçari që u qëllua me armë zjarri në Obiliq
Ka vdekur 24 vjeçari që u plagos me armë zjarri në poligon të shenjëtarisë në Obiliq.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar, mjeku kujdestar në Emergjencën e QKUK-së, Naser Syla.
Rreth orës 17:45 minuta, Policia kishin marrë informacion se një person është qëlluar me armë zjarri në një poligon në Obiliq, ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë, Agron Borovci për portalin rtv21.tv./21Media