Gjendja e ujit të pijshëm në Prishtinë stabile

Do të intervenohet në disa zona

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka bërë të ditur se gjendja e ujit të pijëshëm në kryeqytet është stabile.

“Furnizimi me ujë të pijshëm mbetet stabil, pavarësisht rënies së nivelit të ujit në liqenet akumuluese Batllava e Badoci në mbi 9 metra nën kuotën maksimale të kapërderdhjes.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu kjo kompani bën të ditur se në disa zona do të bëhet intervenim gjatë ditës së sotme, por që nuk do të ketë çrregullime.

“Gjatë ditës së sotme, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit do të intervenojnë në sanimin e tubacioneve në këto zona: rruga”Haxhi Zeka” , rruga” Ibrahim Kelmendi”, rruga “ Hasan Remniku” dhe rruga” Ukshin Kovaçica” të gjitha në Prishtinë ndërsa, ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujërave të zeza do të intervenojnë në rrugën ” Ndue Përleshi ” dhe rrugën “ Xheladin Hana” në Prishtinë.
Përgjatë sanimit të rrjedhjeve të ujit në tubacione, nuk do të ketë çrregullime në sistemin e furnizimit me ujë të pijshëm për zonat e lartëcekura.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button