Gjendja emocionale ndikon te puna e zorrëve

Gastroenterologu, Porf. Dr Skender Telaku këtë të mërkurë në programin e mëngjesit “Për ditë të Mbarë” në RTV21 foli për problemet e aparatit tretës.
Telaku tha se shumë studime flasin për lidhshmërinë e zorrëve me trurin.
“Thonë se truri i dytë janë zorrët, nëpërmjet fijeve të ndryshme kanë lidhje me sistemin nervor qendror”, tha Telaku duke theksuar se gjendja emocionale paraqet probleme në systemin tretës.
Ndërsa, sa i përket terapisë gastroenterologu Telaku u shpreh se nuk ka diçka të jashtëzakonshme, përveç të jesh mirë emocionalisht.
“Leximi i librave, dalja për shëtitje, jogat ”, sipas Telakut janë terapitë më të mira./21Media

Back to top button