Gërvalla nuk shkon të raportojë në Komisionin për Integrime

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporë (MPJD), Donika Gërvalla nuk po merr pjesë në Komisionin për Integrime Evropiane ku ishte ftuar të raportonte para deputetëve të këtij komisioni.
Në mbledhjen e komisionit është thënë se nga kabineti i ministres është dhënë arsyeja se ajo duhet të udhëtojë jashtë vendit.
Mos shkuarja në mbledhjen e komisionit është kritikuar nga deputet e opozitës. Me këtë rast deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu ka ftuar ministren që të raportojë në këtë komision dhe të jetë e përgjegjshme karshi deputetëve të këtij komisioni.
“Kam prit që ministrja do të vjen dhe do të raportojë në këtë komision. Ajo ka shty takimin me datën 13 e as me 13 nuk ka ardh dhe kjo është tentativa e dytë apo e tretë që nuk vjen të raportojë. Unë nuk di çka ka më të ngutshme dhe më urgjente sesa një arsyetim i zonjës ministre që nuk do t’i nënshtrohet raportimit në komision për shkak të një takimi urgjent. E ftoj zonjën ministre të jetë e përgjegjshme karshi deputetëve”, tha Deliu./kp

Back to top button