Kaloni te përmbajtja kryesore

Pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë

(Lajm i përditësuar)

Mërgimtarët që kanë filluar të vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet, në pikën kufitare Dheu i Bardhë janë duke pritur deri në një orë.

Në përditësimin e fundit Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të hyrë te Dheu i Bardhë janë 60 minuta, ndërsa daljet 3 deri në 5 minuta.

Ndërsa, kolonat në hyrje në këtë pikë të kalimit kufitar janë 250 metra, derisa kolona në dalje nuk ka.

Ndërkohë, në pikat e tjera kufitare nuk ka pritje më të gjata se 20 minuta./21Media



(07:50)-Gjendja në pikat kufitare me Kosovën

Mërgimtarët që kanë filluar të vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet, po presin nëpër kufi.

Në përditësimin e fundit Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të hyrë përmes Dheut të Bardhë në këtë mëngjes janë 20-25 minuta, ndërsa daljet 3 deri në 5 minuta.

Ndërsa, te pika kufitare Kullë pritjet për të hyrë në Kosovë janë 10-20 minuta, po ashtu pritje deri në 15 minuta ka edhe në dalje.

Pritje 15 minutshe ka edhe në Vërmicë. Deri në 10 minuta po presin edhe udhëtarët nëpër pikat tjera kufitare./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button