Gjendja në pikat kufitare, në Merdarë nuk dihet sa ka kolona

Mërgimtarët që kanë filluar të vijnë në Kosovë për të kaluar pushimet, po presin nëpër kufi.

Në përditësimin e fundit Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se pritjet për të hyrë përmes Merdares në këtë mëngjes pritjet janë deri në 20 minuta, ndërsa daljet 5 deri në 10 minuta. Megjithatë, sipas MPB “nuk dihet” sa ka kolona.

Ndërsa, te Dheu i Bardhë pritjet për të hyrë në Kosovë janë 15 minuta, po ashtu kolonat në hyrje në këtë pikë të kalimit kufitar janë 400 metra.

Pritje 10 minutshe ka edhe në Bërnjak, Jarinje e Mutivodë./21Media

 

Back to top button