Gjendja shëndetësore e 25-vjeçarit që u ther shtatë herë me thikë

Mbrëmë një 25-vjeçar është therur shtatë herë me thikë nga persona të panjohur.
I njëjti është duke u trajtuar në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë.

Për portalin rtv21.tv lidhur me gjendjen e tij janë deklaruar nga spitali, të cilët kanë treguar se pacienti ka pasur tetë plagë në kokë, ekstremite dhe pjesë të tjera të trupit.
Bëhet e ditur se ekipi kujdestar i prirë nga kirurgu Rifat Dreshaj e ka trajtuar rastin duke bërë qepjen dhe gjithë trajtimin e nevojshëm të plagëve që sipas tyre, kanë qenë sipërfaqësore si dhe trajtimin e përgjithshëm të gjendjes shëndetësore të pacientit.
“Pacienti aktualisht është i shtrirë në Repartin e Kirurgjisë në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë dhe gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe ditët në vijim pritet edhe lirimi i tij”, thuhet në përgjigjen e spitalit./21Media 
 
Back to top button