Gjendja shëndetësore e të lënduarve gjatë aksionit në veri të vendit

 
Drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka vizituar Klinikën Emergjente, për t’u informuar për gjendjen e të lënduarve të sotëm në Mitrovicë, gjatë aksionit në veri.
Dr. Gëzim Mustafa, e ka njoftuar se katër persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Klinikën Emergjente dhe që të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.
Drejtori Krasniqi, ka falënderuar stafin mjekësor për kujdesin e treguar, derisa të lënduarve ju ka dëshiruar shërim të shpejtë.
Ai para medieve deklaroi, se pas ofrimit të kujdesit shëndetësorë, ekzaminimeve diagnostike dhe radiologjike, të gjithë janë liruar për në shtëpi.
Sot është realizuar një operacion policor kundër kontrabandës së mallrave në Prishtinë, Pejë, Mitrovicë së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut. Përderisa në të gjitha rajonet tjera operacioni policor ka kaluar pa probleme, në veri të Mitrovicës grupe kriminale në mënyrë të organizuar janë grumbulluar, kanë krijuar bllokime të rrugëve me mjete të ndryshme transportuese, kanë përdorur bombola gazi, shok bomba, të shtëna me armë zjarri e granata dore, me qëllim të pengimit dhe sulmit ndaj zyrtarëve doganorë dhe policorë, të cilët kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare./21Media
 

Back to top button