Gjendje e jashtëzakonshme në sistemin e trafikut në Nju Jork
Gjendja e jashtëzakonshme do të ndihmojë në përmirësimin e sistemit të trafikut në Nju Jork
Guvernatori i shtetit federal të Nju Jorkut, Andrew Cuomo ka bërë të ditur sot se ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në sistemin e transportit në qytetin e Nju Jorkut për shkak të problemeve të mëdha të trafikut dhe infrastrukturës së vjetër.
Ai tha se gjendja e jashtëzakonshme do të ndihmojë në përmirësimin e sistemit të trafikut në Nju Jork.
Mos besimi në shërbime dhe shtyrja e nisjeve janë gjithnjë e më të shpeshta në metronë e Nju Jorkut, ku dhjetëra vetë janë lënduar të martën kur një tren kishte dalë nga binarët.
Cuome tha se gjendja e metrove është e papranueshme dhe shtoi se deri te situata “e çmendur” kanë sjellë investimet e pamjaftueshme për dekada të tëra, mirëmbajtja e parregullt dhe rritja e numrit të udhëtarëve, transmeton KosovaPress.
Problemet me metronë dhe punimet për riparime shkaktojnë shpesh vonesa në stacionin Penn, në të cilin metroja lidhet me linja të veçanta nga Nju Jorku dhe Nju Xhersi, dhe me trenat amerikanë të ndërmarrjes së hekurudhave Amtrak.
Cuome tha se udhëtarët mund të përjetojnë “verë ferri”, por shtoi se transporti publik i qytetit ka alternativa tjera si autobus ekspres dhe trenat e hekurudhës.