Theresa May merr votëbesimin e Parlamentit

May u mbështet nga konservatorët irlandezoverior

Qeveria konservatore e Theresa May, mori sot votëbesimin e Parlamentit falë mbështetjes së ultra konservatorëve irlandezoverior të DUP-së.

Me 323 vota pro, deputetët e dhomës së Komuneve miratuan programin legjislativ të Theresa May, kurse 309 deputetë e votuan kundër.

E kritikuar edhe në kampin e vetë, May i rezistoi thirrjeve të shumta për dorëheqje që prej rezultateve të dobta në legjislativet e 8 qershorit.

Ajo bëri kërkesë për zgjedhjet e parakohshme me bindjen se do të fitonte ndjeshëm, por përfundoi të humbiste maxhorancën absolute që kishte.

Back to top button