Gjenerali Clark pritet me nderime të larta
Ish-komandanti Suprem i NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan, Wesley Clark është pritur sot me nderime të larta shtetërore në Ministrinë e Mbrojtjes.
Gjenerali amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve ka ardhur në Kosovë me ftesë të ministrit Mehaj, me të cilin tashmë janë duke zhvilluar një takim.
Gjatë ditës gjenerali Clark do të takohet edhe me ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvallën, kryeministrin Albin Kurti, presidenten Vjosa Osmani dhe me kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufcën.