Krasniqi: Mendjet dhe zemrat tona janë me familjen Veseli
Memli Krasniqi, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka ngushëlluar familjen Veseli për humbjen e kryefamiljarit të tyre.
Krasniqi ka ngritur lartë figurën e Fazli Veselit, babait të ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, duke thënë se ishte një burrë që gjatë gati një shekulli jetë, secilën ditë ia kushtoi Kosovës.
“Lamtumirë, Baca Fazli! Me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e Fazli Veselit, babait të kryetarit Kadri Veseli. Baca Fazli ishte një burrë që gjatë gati një shekulli jetë, secilën ditë ia kushtoi Kosovës. Si baba, ai rriti dhe edukoi të gjithë fëmijët e tij në frymën atdhetare. Si shqiptar, sakrifikoi dhe dha gjithçka nga vetja për lirinë e vendit tonë. Prandaj, sot, mendjet dhe zemrat tona janë pranë kryetarit Veseli në Hagë dhe familjes Veseli në Mitrovicë. Në emrin tim dhe të Partisë Demokratike të Kosovës, ngushëllimet më të thella. Pusho i qetë, Baca Fazli!”, ka shkruar Krasniqi në Faceook.
Kujtojmë se Krasniqi me të marr detyrën si kryetar i PDK-së, ka vizituar të dielën familjen Veseli në Mitrovicë./21Media